Shqiptari kapet me 193 000 euro në Bari, po vinte në Shqipëri

Një shqiptar ishte nisur në drejtim të vendit të tij të lindjes me plot 193 mijë euro. Por, policia financiare e Barit e ka ndaluar atë në port teksa po dilte nga shteti italian për në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, shqiptari tha se kishte 50 mijë euro para të gatshme me vete, por inspektimet e hollësishme të policisë i kanë gjetur atij plot 193 mijë euro të fshehur në makinë. Atij i janë sekuestruar më shumë se gjysma e parave. Ligji italian lejon kalimin kesh në kufi të vetëm 10 mijë eurove. Me sa duket, shqiptari ishte nisur në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.

Artikulli paraprakPRANGA 55-VJEÇARIT LA SHTATËZË FQINJËN E SËMURË MENDORE
Artikulli tjetërKAMIONI PËRMBYSET NË RRUGË, PAK METRA LARG HUMNERËS