Shqiptari kapet me 2 kg drogë

Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur me 2 kilogramë, prej të cilave 1.800 gramë kanabis dhe 200 kokainë të pastër, që sipas policisë ishte ndarë në doza për tu shitur. Arrestimi është bërë në Siena. Siç shkruan media italiane në pranga është vënë 26-vjeçari me inicialet S. M., ndërsa dyshohet se ai është pjesë e një grupi të shitjes së lëndëve narkotike në këtë qytet. Arrestimi i 26-vjeçarit është bërë në mesnatë. Droga mësohet se ishte ndarë në 800 doza. I arrestuari kishte një rrjet të gjerë klientësh.

Artikulli paraprakKAPEN DY SHTETAS ME MAKINË TË BLINDUAR DHE ARME,NJËRI PREJ TYRE POLIC
Artikulli tjetërVLLAZNIA -TEUTA,PERFUNDON 0-0