Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V, u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë. Lënda narkotike do t’i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë. Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence.

Përpjekjet e karabinierëve u “shpërblyen” pasditen vonë, kur në “rrjetën” e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin më të parë, policia ushtroi kontrollit të automjetit dhe shoferi me sinqeritet pranoi paraprakisht se po transportonte drogës.

Në bagazhin e pasmë, ka qenë e fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofon, pesha totale e të cilës ishte 70 kg.

38 vjeçari shqiptar u arrestuam, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

Artikulli paraprakPROTESTAT E DHUNSHME NË TUNIZI, QEVERIA ME REFORMA TË REJA
Artikulli tjetërLIVING – 14.01.2018