Një shqiptar është vënën në prangat e policisë greke ditën e djeshme në Sagiada Thesprotia pasi është kapur duke transportuar një sasi prej 16 kg e 390 gram kanabis.
Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por media greke bëjnë me dije se ai është i moshës 36-vjeç. Drogën shqiptari e kishte fshehur në dy bagazhet e motorit që po udhëtonte, po ashtu një pjesë tjetër të drogës ai e kishte futur në çantën e shpinës.
Droga ishte e ndarë ne 15 pake dhe ishte e mbështjellur me natriban. Kohët e fundit Greqia është bërë një rrugë trafiku lëndësh narkotike, ku grupet shqiptare përdorin për të çuar kanabis në Turqi dhe për ta këmbyer më pas me heroinë.