Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Rodos me akuzën e trafikut të drogës.
Mediat helene raportojnë se i riu shqiptar u arrestua sot në mëngjes në portin e Rodosit, të cilit iu gjetën 5 kilogramë kanabis.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një valixhe, që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po ashtu shqiptarit iu sekuestrua një celular dhe një biletë trageti.