Shqiptari kapet me mbi 3 kg heroinë e kokainë e 43 000 euro
Një 35 vjeçar shqiptar kishte krijuar një rrjet prej 10 individë për trafikun e drogës. Të paktën gjashtë persona u arrestuar nga policia në një hotel në Lion dhe Annecy të Francës, ndërsa pesë prej tyre janë vënë zyrtarisht nën akuzë. Ata janë të gjithë shqiptarë. Arrestimet nisin më 11 mars në mëngjes, ndërsa janë sekuestruar 500 gram heroinë e pastë, 1.2 kg heroinë e presuar, 1 kg kokainë, 6.5 kg kanabis, 43 000 euro para të gatshme, si dhe një automjet. Dy prej të arrestuarve sipas mediave franceze ishin edhe vjedhës. Të paktën 20 grabitje janë kryer nga ata. Të arrestuarit janë të moshën nga 20 deri në 40 vjeç. Sipas hetimeve, 35 vjeçari kishte vepruar për të zënë vendin vakant të një grupi tjetër, i cili ishte goditur nga policia në fund të vitit të shkuar, duke çuar në pranga 17 persona. Njëri prej të arrestuarve ka shërbyer si toger në Shqipëri. Gjatë 10 javëve të hetimit dhe vëzhgimit, policia ka zbuluar mënyrën e riorganizimit të grupit. Pesë prej trafikantëve u arrestuan në hotele në Sévrier dhe Argonay ndërsa lideri i grupit u arrestua në Lion.