Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar pasi u kap me 25 kilogram kanabis.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptari u arrestua mëngjesin e djeshëm, në zonën Panetolios.
Pas kontrolleve autoritetet zbuluan se shqiptari kultivonte kanabis në një zonë të krijuar posaçërisht. Droga e cila kishte mbjellë shqiptari ishte afërsisht rreth 1 metër e lartë.
Policia gjeti gjithashtu edhe 4 fidanë kanabisi, të cilat shqiptari i kishte mbledhur sëfundimi.
Policia e arrestoi 38-vjeçarin shqiptar brenda plantacionit, ndërsa ky i fundit i bëri rezistencë policisë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një parcelë të improvizuar, e cila përmbante rreth 10 kg kanabis.
Në vijim të kërkimeve, shqiptarit iu gjetën edhe 14 kg të tjera kanabis dhe mjete të ndryshme bujqësore për kultivimin e drogës.
Shqiptari kishte hyrë dhe banonte në mënyrë të paligjshme. Ai iu dërgua prokurorisë për hetime të mëtejshme.