Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e djeshme (1 shtator), në rrugën Via Pisanelli.

I arrestuari është shtetasi me iniciale D.A., i cili u ndalua për kontroll teksa ishte duke udhëtuar drejt Via Beccaria.

Kur hapi kroskotin e makinës për të nxjerrë letërnjoftimin, ai u tregua i pakujdeshëm. Brenda kroskotit ai mori çantën dhe pakuptuar i dolën dy paketime të vogla në formë “guralecësh”. Kjo rriti dyshimet tek oficerët e policisë.

Pas këtij momenti oficerët vijuan kontrollin në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë kokainë, me nga një kilogramë secila.
Shqiptari u dërgua në burg dhe është në pritje të dënimit.

Artikulli paraprakFINLANDA MUND SHQIPËRINË, VAJZAT KUQEZI I NISIN ME HUMBJE KUALIFIKUESET
Artikulli tjetërKTHEHESHIN NGA STERVITJA,AKSIDENTOHEN 4 FUTBOLLISTË TË LIBRAZHDIT