Itali, shqiptari kërcënon me hanxhar gruan dhe dy vajzat
Ai kishte kërcënuar gruan se do ta vriste me një hanxhar, nëse ai nuk e ndiqte nga Sulmona (L’Aquila), ku ishin strehuar për t’i shpëtuar dhunës së vazhdueshme, në Reggio Emilia, ku jetonte çifti. Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin e paraburgimit për një shqiptar 43 vjeçar, i akuzuar për krime kundër personit, përgjegjës për dhunën në familje. Ai nuk ka kërcënuar vetëm bashkëshorten, por edhe dy vajzat e tyre 13 dhe 14 vjeçe. Masa e arrestit u lëshua nga gjykata në Sulmona pas kërkesës së prokurorit Giuseppe Bellelli, shkruan “Ansa”. Hetimi ndaj shqiptarit nisi më 1 shtator, pasi gruaja e tij u paraqit në polici duke thënë se ishte në rrezik pas viteve të tëra të dhunës së pësuar nga burri i saj. Për t’i shpëtuar atij, pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, nëna dhe vajzat nuk ishin kthyer në Reggio Emilia, duke gjetur strehim nga të afërmit në Abruzzo.