Shqiptari kishte 500 makina, luftë me policinë gjatë arrestimit

Një grup i dedikuar për vjedhje është goditur nga policia italiane në Milano dhe Pavia. Tre shqiptarë mes moshave 23 dhe 32 vjeç kanë përfunduar në burg, ndërsa një i katërt bashkëkombës i tyre është në kërkim. “Ansa” shkruan se njëri prej shqiptarëve kishte të regjistruar mbi 500 automjete, të cilat janë përdorur për të kryer vjedhje dhe grabitje të shumta në rrethinat e Milanos si dhe në provincën e Pavias. Shënjestra e tyre ishin kryesisht apartamentet, ku vidhnin sende shtëpiake. Grupi kriminal u kap më 9 dhjetor në afërsi të San Donato Milanese pas një ndjekje të gjatë dhe “lufte” me agjentët e policisë. Gjatë aksionit, makina e tyre u përplas me makinën e policisë dhe më pas humbi një rrotë, ndërsa shqiptarët u përpoqën të iknin në këmbë. Ata kanë qenë nën hetim për pastrim parash, posedim të mjeteve të vjedhura. Oficerët e policisë u kanë gjetur stoli ari dhe sende të tjera me vlerë.

Artikulli paraprakVDEKJA E QINDRA EMIGRANTËVE,18 VITE BURG PËR PËRGJEGJËSIT
Artikulli tjetërVENDET ANËTARE TË BE: ‘OK’ ÇELJES SË NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË