Ka dashur të bëjë edhe ai si shumica e bashkatdhetarëve, të cilët firmosin dokumentet e celebrimit me femra të huaja vetëm për të qëndruar jashtë shtetit.
Por një detaj e ka nxjerrë zbuluar dhe sërish shqiptari i pafat ka siguruar një tjetër urdhër dëbimi nga Italia. Mediat shkruajnë se në Brescia, shqiptari u martua me një grua italiane për të shmangur dëbimin nga vendi. Ai ishte dëbuar një herë, dhe ishte rikthyer në Itali me një plan të ri. Të martohej me një femër italiane. Këtë e kishte gjetur, por fakti që nuk jetonin bashkë, e ka nxjerrë zbuluar. Hetimet kanë treguar se letrat ishin firmosur vetëm për një qëllim. Shmangien e dëbimit. Shqiptari u ndalua nga policia në Brescia dhe para gjykatës ai e ka justifikuar faktin se nuk jetonte me “gruan” kështu: “Nuk jetoja me të, sepse ne ishim zënë, siç ndodh zakonisht”, i tha gjykatësit, i cili sigurisht nuk e besoi këtë gjë dhe firmosi urdhrin e ri të dëbimit të shqiptarit nga territori italian. Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera më parë. Emri nuk bëhet me dije nga mediat italiane.