Shqiptari masakrohet për 40 euro dhe një celular

Një shqiptar është dhunuar në Xhenova të Italisë nga disa të rinj. Siç raportojnë sot mediat lokale, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, zbriti nga treni në zonën e Sampierdarena në gjendje të dehur. Ai kërkoi ndihmën e disa të rinjve për orjentim, por në vend të kësaj mori grushte dhe shqelma dhe kërcënime me një copë xhami. Atij iu grabitën 40 euro dhe celulari që kishte me vete. U desh që shqiptari të kurohej në spitalin e Villa Scassi, ku mjekët i dhanë një prognozë shërimi prej 12 ditësh. Shqiptari i dha policisë një “smartphone” që i kishte rënë nga xhepi një prej të rinjve që e sulmuan atë. Nëpërmjet tij, policia gjurmoi sulmuesin, një 18-vjeçar italian i cili është nën hetim në gjendje të lirë. Policia është vënë në gjurmët e agresorëve të tjerë.

Artikulli paraprakNIS SEANCA E PARE PARLAMENTARE PER VITIN 2017,SESIONI I FUNDIT I KETIJ MANDATI PARLAMENTAR
Artikulli tjetërISH-KRYEMINISTRI BERISHA:QEVERIA TË SHPALLË GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME