Shqiptari masakron gruan me thikë në sy të fëmijës

GRAZ-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë, ku protagonist ka qenë një shqiptar. Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në orën 5:30, në urgjence e cila alarmoi policinë.Sipas policisë në telefonatë ata kanë dëgjuar tu thuhej: “Unë dua të raportoj një vrasje”, pastaj ai ka heshtur për disa çaste dhe më pas ka vazhduar “unë kam vrarë gruan time me thikë”. Trupi i pajetë i gruas, mësuese kopshti i është nënshtruar autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia austriake gjithashtu ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë kuzhine. Sipas mediave, konkretisht media, oe24.at bëhet e ditur se është bërë i mundur arrestimi shqiptarit nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç. Ai ka sulmuar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve, dhe e ka njoftuar vetë policinë duke ka pritur në ballkonin e shtëpisë. Mësohet se gruaja e tij 31-vjecare pas masakrimit që i bëri me thikë i shoqi, u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë. Autoritet austriake bëjnë të ditur se ndër të tjera ajo kishte disa orë e vdekur. Shqiptari jetonte në Austri dhe kishte marrë nënshtetësinë. Dëshmitarët nga ana tjetër janë shprehur se mes çiftit ka pasur shpesh konflikte. Ndërsa një fqinje është shprehur në polici se kishte dëgjuar britma. Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja. Ndërsa nga ana tjetër në banesën ku ndodhi ngjarja ka qenë dhe djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babain e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen e gruas.

Artikulli paraprakPROSTITUTA ÇON NË PRANGA SHQIPTARET QE DREJTONIN RRJETIN
Artikulli tjetërZBULOHET MAGAZINA E DROGËS, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR