Një shqiptar është paraqitur para një gjykate në Skoci pasi policia i sekuestroi £ 150.000 kanabis në Aberdeen.

Policia ndërhyri në një pronë në Tillydrone të mërkurën pasi kishte marrë informacione nga qytetarët, ku më pas edhe gjeti një numër të madh plantacionesh me kanabis.

Shqiptari i identifikuar si K. P.j u arrestua ndërsa agjentët ndërhynë në pronën në rrugën Tedder, ku edhe gjetën drogën e klasit B, për një vlerë prej £ 157.000.

26 vjeçari u paraqit para trupit gjykues, i akuzuar për prodhim dhe furnizim të drogërave të kontrolluara

Shqiptari që aktualisht jeton në Glasgow, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë dhe rasti është dërguar për shqyrtim të mëtutjejshëm.

Artikulli paraprakMUXHAHEDINËT: KËTU JEMI TË SIGURT, REAGIMI I FORTË I SHBA KUNDËR IRANIT E BËN BOTËN MË TË FORTË
Artikulli tjetërKËRKOHEN 15 VITE BURG PËR SHQIPTARIN,KOKAINËN E FSHIHTE NE BANANE