Një shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij janë arrestuar nga policia italiane, pasi kishin mashtruar një të moshuar që kishte probleme me alkoolin.
Shqiptari dhe bashkëjetuesja e tij italiane e kishin njohur 74-vjeçarin në një bar në Verçeli të Italisë. Ai kishte probleme me alkoolin dhe vuante nga cirroza në mëlçi. Ata kanë përfitues nga rasti, duke e bindur të moshuarin që të kujdesej për të. Ata e drogonin dhe i jepnin alkool teksa u transferuan te banesa e tij. Madje çifti jetonte me paratë e të moshuarit, duke i vjedhur 100 mijë euro. Më pas, ata zbuluan 600 mijë euro kursime të të moshuarit, por nuk arritën dot t’i grabisnin, pasi vajza e të moshuarit i kallëzoi.