Ish-drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing”, Martin Shkreli, i cili u kthye në njeriun më të urryer në Amerikë, por jo vetëm, pasi e ngriti çmimin e një ilaçi për SIDA –n nga 13,50 në 750 dollarë brenda natës, ka njoftuar sëmundjen nga e cila vuan Hillary Clinton.
Në disa postime në Twitter, ai shkruan se kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Shkreli thotë se, Clinton nuk është trajtuar për këtë sëmudje. Shqiptaro-amerikani thotë se ai nuk është një mjek, por nga disa video që ka parë të Clinton, ka dalë në këtë rezultat. Vlen të theksohet se Shkreli kohë më parë ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin republikan, për presidencialet në SHBA, e madje nuk i ka kursyer fyerjet për ata që janë kundër tij. “Mbështes Trump për president. Të gjithë ju që nuk e pëlqeni jeni të gjithë xhelozë, budallenj dhe të varfër! Mos më bëni të qesh!”, ishte një prej postimeve të Shkrelit në rrjetin social para disa muajsh.