Shqiptari me të dashurën e tij kapen me 50 kg “maria”.

Dy të rinj, një shqiptarë dhe një vajzë moldave janë vënë në pranga mesditën e sotme, pasi janë kapur me 51 kilogramë kanabis sativa, që ishin duke e transportuar me makinë. Arrestimi i tyre është bërë në Verona, Itali, ndërsa drogës i kishin vënë epitetin “Maria”. Policia italiane ka bërë të ditur se në pranga janë vendosur Elvin Cakoni, 32 vjeç dhe një 31-vjeçare moldave, e identifikuar si Julia Lesku. Agjentët e policisë kanë qenë duke udhëtuar me një makinë civile kur kanë ndaluar mjetin. Dy policët kanë dyshuar tek sjellja e të rinjve dhe kanë ushtruar kontroll. Gjatë kontrollit është gjetur edhe droga. Sipas policisë droga kishte një vlerë prej 80 mijë eurosh.

Artikulli paraprakVETTINGU, ZYRTARI I DASH TAKOHET ME RAMËN E BASHËN
Artikulli tjetërÇIFTI GREK BLEN HASHASH NË SHQIPËRI, ARRESTOHET SAPO KALON KUFIRIN