Dy të dyshuarit, një burrë 32 dhe një grua 27 vjeçe banojnë në Gjermani, me prejardhje janë njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Greqia.

Rruga e tyre nga Gjermania drejt Zyrihut ku e kishin synimin, përfundoi në vendkalimin kufitar. Aty, punonjësit e Doganës Federale të Zvicrës (EVZ) e ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodheshin dy kontrabandistë të dyshuar të drogës dhe konfiskuan me këtë rast katër kilogramë kokainë.

 

Dy të dyshuarit, një burrë 32 dhe një grua 27 vjeçe banojnë në Gjermani, me prejardhje janë njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Greqia ndërsa makina me të cilën udhëtonin, kishte regjistrim belg.

Më 11 gusht 2019, derisa donin të kalonin kufirin nga Gjermania në Zvicër, në vendkalimin kufitar Thayngen, zyrtarët e doganave kanë ndaluar makinën për ta kontrolluar.

Duke shikuar mbrojtësen e përparme (parakolpin) ata kanë parë se aty ishte konstruktuar një vendfshehjeje, ku pastaj kanë gjetur 4 kilogramë kokainë.
Dy të dyshuarit i janë dorëzuar policisë së Schaffhausenit për hetime të mëtejme.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NGA SHBA PËR EKSTRADIM, VETËVRITET I BURGOSURI
Artikulli tjetërEVAZION FISKAL ME BILETAT E URBANIT TË FALSIFIKUARA, 8 PERSONA NË PRANGA