Një shqiptar është prangosur në Livorno, Itali pasi ka shkaktuar një aksident me vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, kur 25-vjeçari shqiptar duke drejtuar një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 23 vjeç me origjinë nga Afrika.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër në Livorno.
Sipas asaj që ka bërë të ditur policia italiane, shqiptari ka qenë me përqindje të madhe alkooli në momentin që ka shkaktuar aksidentin.

Pasi është ndaluar, shqiptari ka treguar për policinë se nuk e kishte parë këmbësorin, pasi ajo është një zonë e pandriçuar mirë.

Artikulli paraprakUNAZA E RE,PROTESTA ZHVENDOSET TEK ISH-SHESHI SHQIPONJA: SHTËPIA MBROHET ME JETË
Artikulli tjetërNJË SHQIPTAR, VIKTIMA I PARË NGA I FTOHTI