Një shqiptar i dënuar ka tentuar arratisjen nga burgu i Kretës në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë më 30 Maj, ndërsa është bërë publike sot.
Sipas shtypit grek, shqiptari kishte tentuar të priste hekurat e qelisë.
Por për shkak të pamundësisë dhe vështirësive që hasi për t’u larguar, hoqi dorë nga përpjekja e tij dhe u rikthye në qeli.
Pas zbulimit të ngjarjes, autoritetet e burgut ushtruan kontroll në qelinë e tij dhe të burgosurve të tjerë.Aty gjetën disa mjete të ndryshme të improvizuara.
Për këtë incident ka nisur një hetim paraprak. Emri i të burgosurit shqiptar nuk është bërë me dije.