Një 44 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në autostradën A136 që lidh Padovan dhe Bolonjës.
Seksioni i autostradës në drejtim të Padovas u mbyll përkohësisht për shkak të aksidentit të rëndë.
Viktima, shoferi i një kamioni, sapo zbriti nga mjeti i rëndë në një korsi emergjence u godit nga një automjet tjetër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari banonte në Provincën e Trevisos. Ai kishte ndalur për të mbyllur kamionin e tij, por u godit fatalisht nga një Passat, i drejtuar nga një shtetas nga Livorno.