Një shqiptar i identifikuar si A.M., nga qyteti i Beratit është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrugë mes dy personash, ndërsa raportohet se i plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Sakaq, autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Artikulli paraprak“ARRESTIMI I BERISHËS, LAJM JO I MIRË”, SALIANJI PËR VENDIMIN E GJKKO
Artikulli tjetër‘SHKUNDET’ BOSNJE DHE HERCEGOVINA, KU ISHTE EPIQENDRA