Ai do ta shlyejë dënimin e tij në një famulli në Itali, duke shërbyer në tryezën e të varfërve.

Kjo masë alternative dënimi, nuk është për ndonjë hajdut dosido, por për “princin” e vjedhjeve që ka mbjellë terror në banesa dhe biznese.

Ai është një 29-vjeçar shqiptar, me nofkën Drakula, i cili ishte arrestuar nga policia e Piacenzas. Mediat fqinje raportojnë se rezultoi ai dhe banda e tij kishin bërë me dhjetëra vjedhje në Itali.

Drakula, për ato vjedhje, mori dy dënime nga gjykata e Piacenza, për një total prej rreth 10 vjet burg. Por avokati i tij – Mauro Pontini, i Barit Piacenza – e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila pranoi kërkesën e tij, duke e zëvendësuar burgun me shërbim në një famulli.

Prifti dha disponueshmërinë e tij dhe tani Drakula ndihmon priftin dhe shërben ushqimet në një kuzhinë.

Artikulli paraprakFLAMINGOT QËNDROJNË NË NARTË, SHPENDËT MBUSHIN LAGUNËN DHE NUK SHTEGTOJNË MË
Artikulli tjetër‘ARREST SHTËPIE’ PËR GRABITJE ,PER 23-VJEÇARIN SHQIPTAR