Shqiptari qëllohet dhe vritet me dy plumba

 

Një shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe më pas ka humbur jetën në spitalin e Desios, Monza, Itali. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur përpara një lokali, rreth orës 02:00 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar të moshës 24 vjeç, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ende janë mister motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa është në kërkim të vrasësve. Mediat italiane thonë se mund të bëhet fjalë edhe për një vrasje mafioze, e lidhur me trafikun e drogës. Janë sekuestruar provat në vendin e ngjarjes dhe po kërkohet nëse mund të gjenden pamje të krimit të rëndë.Por policia duket se e ka një dëshmitar okular. Është një mik i të riu, i cili ka qenë bashkë me të, në momentin kur është qëlluar me armë. Sipas asaj që ka treguar dëshmitari, ‘ata të dy ishin duke ndenjur në një makinë para një lokali nate në Brianza, pranë rrugës Milano-Meda’. ‘Një makinë është afruar pranë tyre dhe nga aty kishte zbritur një burrë, që i ishte afruar makinës së tyre dhe kishte qëlluar me dy plumba ndaj 24-vjeçarit shqiptar. Më pas ka ikur me vrap’, është shprehur për policinë dëshmitari ocular. Sipas të dhënave që ka policia, i riu që u vra dhe shoku i tij, nuk janë të skeduar për ndonjë krim. Kjo ka bërë që policia ende të mos e gjejë motivin e ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË ITALI, VDES I RIU SHQIPTAR
Artikulli tjetërDROGË NË ZONAT E MBROJTURA NË THETH PROCEDOHET ADMINISTRATORI I ADZM DHE KRYEPLAKU