Shqiptari qëllohet me çifte, transportohet me helikopter në spital
Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e një dite më parë teksa kishte dalë për gjueti në Colle Domenica, në Lenzari të Imperias (Itali). Gjuetari Adrin Arruku, 45-vjeç dhe rezident në shtetin fqinj është qëlluar me çifte nga miku i tij me të cilin kishte dalë për gjah. Plumbi e ka marrë në shpatull 45-vjeçarin, i cili është transportuar me helikopter në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja dyshohet se është aksidental