Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane ditën e djeshme. Mësohet se i arrestuari Xh. A., 25 vjeç, banues në Vicenza, akuzohej për kërcënime të rënda, rrëmbime dhe përndjekje.

I riu, i cili ishte i papunë, është në paraburgim në pritje të dënimit. Ai akuzohet për dhunimin e një 45-vjeçari nga Vicenza, i dashuri i ri i ish-gruas së tij, 33-vjeçare.
Si ndodhi ngjarja?
Një vit më parë Xh. A. ishte arrestuar nga policia shqiptare për trafikimin e drogës. Ai kishte pasur një lidhje me një vajzë nga Vicenza, të lindur në vitin 1985, lidhje e cila përfundoi disa muaj më parë.

Shqiptari nuk mundi ta përballonte dot ndarjen dhe filloi të kishte një qëndrim kërcënues së pari me ish gruan dhe më pas me shoqëruesin e ri të saj. Gruaja, pas episodeve të përsëritura, filloi të frikësohej për sigurinë, duke denoncuar sjelljen e ish-burrit.

Mirëpo ditën e djeshme shqiptari, siç u tha nga viktima, shoku aktual i ish-gruas e kishte ndjekur rivalin të dashurin e ri të saj brenda një dyqani ku shitej duhan në Cavazzale. Ai e duke marrë 45-vjeçarin nga krahu dhe duke e kërcënuar me fraza si: “Më ndiqni ose do t’ju nxjerr unë. Në Shqipëri njerëz si ju ne i vrasim. Unë e di se ku jetoni dhe do të vij të vizitoj vajzat tuaja.”

Më pas 45-vjeçari u detyrua të futej në makinën e tij së bashku me shqiptarin, në drejtim të një dyqani, në Viale Astichello.

Gjatë udhëtimit, ish-gruaja e shqiptarit e thirri në telefon të dashurin e ri. Gruaja, pasi kuptoi destinacionin e të dyve, nuk ngurroi të telefononte policinë, e cila shkoi në vendin e treguar nga gruaja dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarit.

Shqiptari tani do të duhet të përgjigjet për një sërë akuzash, përfshirë edhe rrëmbimin.

Artikulli paraprakGRUAJA TENTON VETËVARJEN,SHMANGET TRAGJEDIA TE LIQENI ARTIFICIAL
Artikulli tjetërSULMI ME THIKË NË PARIS, GRUAJA E VRASËSIT RRËFEHET PËR SHKAQET E NGJARJES