Një telefonatë e bërë në numrin e policisë italiane, ka alarmuar këtë të fundit.

Një 47-vjeçar shqiptar ka njoftuar se kishte vrarë tre persona dhe policia duhet të shkonte ta arrestonte. Ngjarja është regjistruar në Predosa dhe menjëherë pas njoftimit të emigrantit shqiptar policia mbërrit në vendin ku njoftoi ai. Shqiptari iu tha karabinierëve, se kishte vrarë tre persona pas një debati dhe më pas armën e krimit e kishte hedhur në lumë. Policia nis menjëherë hetimit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë provë dhe as arma e krimi të cilën shqiptari pretendon se e ka hedhur në lumë. 47-vjeccari shqiptar është lënë i lirë, ndërkohë që policia po vijon ende hetimet.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, DIELL DHE VRANËSIRA
Artikulli tjetër“ILLEGAL BILLS” EDHE DY TË TJERË NË PRANGA