Shqiptari Ali Qazimaj shpallet fajtor për vrasjen e çiftit britanik
Shqiptari Ali Qazimaj është gjetur përfundimisht fajtor për vrasjen e një çifti të moshuar britanik. Ai është përpjekur vazhdimisht të mbrohej në gjykatë me idenë se ishte viktimë e një identiteti të gabuar, por BBC shkruan se Qazimaj është fajtor për vrasjen e Peter dhe Sylvia Stuart, që u zhdukën nga shtëpia e tyre në Weybread, Suffolk në qershor të vitit të shkuar. Trupi i të moshuarit 75-vjeçar u gjet pranë një lumi, ndërsa trupi i gruas së tij, 69- vjeçare nuk është gjetur ende. Qazimaj, 43-vjeç ka si emër të vërtetë Vital Dapi dhe është nga Elbasani, ndërsa në me emrin e ndryshuar ka shkuar në Britani si emigrantë nga Kosova gjatë luftës atje. BBC shkruan se Qazimaj pritet të dënohet përfundimisht të martën, ndërsa është shpallur fajtor nga gjykata Ipswich. Pesë qime të gjetura në makinën që ai la pas, kanë konfirmuar nëpërmjet ADN-së se është autori i vrasjeve.