Një 25-vjeçar ka thyer arrestin shtëpiak dhe ka shkuar të keqtrajtojë ish të dashurën e tij.
I riu me inicialet D. E., rezident në Asti, me precedentë, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos për dëmtime të rënda të ish të dashurës.
Pas aktit të fundit, 25-vjeçari ka përfunduar sërish në pranga dhe është transportuar në burgun e Quarto, ku do të qëndrojë tetë muaj.
Ai ishte arrestuar pas denoncimit të vajzës që i ishte drejtuar policisë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, edhe me vdekje.