Shqiptari u ikën nga duart policëve italianë, arratiset kur po çonin në qeli
Kërkime të shumta janë duke u bërë në të gjithë Italinë për një shqiptar që 1 javë më parë u arratis nga duart e agjentëve të policisë. Ata kapën pranë banesës së tij në Brindizi në rrugën “Apia”, por duke e dërguar në qeli ai u iku. Gjatë një kontrolli në bazën e të dhënave policia zbuloi se shqiptari ishte pa dokumente dhe kështu vendosi t’i vërë prangat. Gjatë dërgimit për në burg, shqiptari arriti t’i largohej policëve, duke u larguar në një rrugicë të errët. Policia menjëherë lajmëroi në qendër për incidentin, për të filluar kërkimet menjëherë. Policia ka fokusuar vëmendjen kryesisht në portet dhe qytetet kufitare