Familja Rexha flet per ndarjen nga jeta ne France te Mentor Rexhes.

Flet nena Rukine Rexha: I bej thirrje shtetit shqiptar qe ta zbardh kete ngjarje, djali nuk ka kryer vetevrasje por eshte dhunuar ne burg. Lajmin e kemi marre nga shoket e tij qe na kane tregua sepse askush tjeter nuk na ka lajmeruar per vdekjen e djalit. Djali kishte nje vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej per djegien e disa makinave.

Ka qene duke folur me vellain ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohes qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetesime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetevrasje. Kerkojme qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dhune. I bej thirrje shtetit te me kthejne trupin e djalit dhe te zbardhet ngjarja. Femijet i kam rritur me halle.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij.

Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta. Ky eshte rasti i 5 i shqiptareve qe vriten ne burg dhe dy jane nga Shkodra. Shteti hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh.

Shqiptari Mentor Rexha është gjetur i pajetë  në dhomën e qelisë ne nje burg te Frances.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar  në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.

 

Artikulli paraprakALBIN KURTI VIZITË NË TIRANË, ZBARDHET AXHENDA
Artikulli tjetërNJË NGA SHKODRA E TJETRI NGA DURRËSI, KUSH E KA RADHËN PËR TË PLOTËSUAR FORMULARIN E PASURISË