Shqiptari vdes tragjikisht në vendin e punës

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Itali. Siç raportojnë mediat lokale, viktima është një 39-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai humbur jetën teksa punonte brenda fonderisë “Sider” në periferi të Breshias, në komunën Ospitaletto. Shqiptari, me banim në komunën Darfo, ishte duke çmontuar disa nga makineritë në fabrikë, kur papritmas u rrëzua para kolegëve. Në kompani u ngrit alarmi dhe kolegët telefonuan ndihmën e shpejtë, por çdo përpjekje e mjekëve për të mbajtur në jetë 39-vjeçarin rezultoi e kotë.

Artikulli paraprakATENTAT NË ROMË, BRESHËRI PLUMBASH MBI SHQIPTARIN
Artikulli tjetërRRIHET DREJTORESHA E NJË GJIMNAZI.ARRESTOHET AUTORJA