Shqiptari vret gruan me thikë.Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një familje shqiptare në Itali.

Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj. Krimi ka ndodhur në Varese, në një familje emigrantësh shqiptarë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Ky i fundit mësohet se e ka pranuar krimin. Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë

Artikulli paraprakMOS U TREMBNI NGA PRESIONI, HIJET DO AVULLOJNË ,VOTONI PS
Artikulli tjetërBRUKSELI PROCEDON NË KONFLIKTIN PËR AZILANTËT KUNDËR HUNGARISË, POLONISË E ÇEKISË