Një shqiptare 30 vjeçare, nënë e katër fëmijëve është vrarë në sy të fëmijëve nga ish partneri i saj 38 vjeçar, në Salzgitter të Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se viktima e krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës, është identifikuar si shqiptarja nga Kosova, Emine Abazaj.
Gjithashtu në këtë ngjarje është plagosur dhe e motra e viktimës, Arlinda Abazaj, 32 vjeç
Krimi ndodhi në Salzgitter të Gjermanisë.Autori ka shkuar me një makinë të marrë me qera, Golf 7 dhe para shtëpisë ku jetonte ish partnerja e tij ka qëlluar me breshëri.
Gruaja ka vdekur në vënd ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mediat gjermane shkruajnë se edhe autori, ish partneri i saj është nga Kosova. Ata ishin prindër të katër fëmijëve dhe mes tyre kishte pasur shumë konflikte. Autori i identifikuar si Anton shpesh kishte kërcënuar Eminen
Për këtë arsye ajo ishte strehuar në “një strehëz” adresën e të cilit 38 vjeçari e kishte mësuar vetëm kur dolën në gjykatë dhe aty u tha adresa e 30 vjeçares.
Vëllai i viktimës u shpreh se autori e kishte kërcënuar në shqip gjatë kohës që ata ishin në gjyq.
Katër fëmijët tashmë strehohen nga familja e viktimës dhe daja i tyre thotë se ata janë të frikësuar ” Nuk duan të shohin asnjë. Vajza e vogël është e frikësuar dhe sot më tha të mbyllja dritare sepse ndryshe babai do vijë të na vrasë”