Alban Gropçaj, një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Itali i cili punonte zdrukthtar, u vra në një qytet të Brazilit,gjatë një tentative grabitjeje e cila shkoi keq.
Shqiptari ishte me punëdhënësin e tij italian Guido Bertola, për të punuar së bashku në shtetin e largët. Ata ranë pre e një grabitjeje teksa kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë.
Shqiptari dhe punëdhënësini i tij, i cili ka kaluar në gjendje shoku, u sulmuan nga disa persona me motoçikleta.
Nën kërcënimin e armës autorët u kërkuan paratë, por shqiptari reagoi duke refuzuar të japë paratë. Këtu shënohet edhe momenti tragjik, pasi një nga autorët e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.
Italiani ka pësuar lëndime të lehta nga udhëtimi i punës në Brazil që u kthye në një ngjarje tragjike për ta.
Qyteti i Fortalezës është një nga më të rrezikshmit në Brazil. Gjendur në verilindje të të Amerikës së Jugut ka qenë prej kohësh nën kontrollin e krimit, i cili kontrollon burgjet duke përhapur terror në qytet, me sulme ndaj bankave, dyqaneve dhe mjeteve të transportit.
Në fillim të vitit, qeveria e re braziliane, e kryesuar nga Bolsonaro , nisi një seri masash për të luftuar bandat kriminale dhe dërgoi 300 ushtarë për të patrulluar qendrën urbane të Fortalezës. Masat, natyrisht, nuk e zgjidhën situatën.