Shqiptarit i gjenden 15 kilogramë heroinë.

Prej 1 jave ishte në mbikëqyrje dhe mbrëmjen e së dielës policia ka vendosur të ndërhyjë për ta arrestuar. Bëhet fjalë për një shqiptar në Itali që në dy vila kishte fshehur 15 kilogramë heroinë dhe 200 gram kanabis sativa. Arrestimi është bërë në Varese dhe sipas policisë, shqiptari kishte në ruajtje dy vilat në Monza e Brianza. Ai vetë shkonte shpesh tek ndërtesat, por kishte lënë si roje dy qenë pitbullë.Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, njihej nga policia italiane edhe më parë, pasi ishte arrestuar. Ai ishte ndaluar nga karabinierët, kur po udhëtonte me një makinë të fuqishme. Në rripin e sigurimit, policia i ka gjetur edhe disa doza heroinë, të destinuara për shpërndarje. Pasi e kanë dërguar në kazermë, policia ka vendosur që ti kontrollojë edhe vilat, ku ka gjetur sasinë e drogës që ruhej nga dy qentë

Artikulli paraprakVËLLEZËRIT E MBUSHIN ‘BENZIN’ ME DROGË, POR KAPEN NGA POLICIA
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA, ARRESTOHET I MOSHUARI