Shqiptarit i vënë eksploziv në makinë. Ja për çfarë po hetohet

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në Firence, ndërsa policia është vënë në alarm. Mësohet se në vendin ku ka ndodhur ngjarja pranë urës “Europa” në qytetin e vjetër italian, kanë mbërritur forca të shumta policie. Menjëherë kanë nisur hetimet, ndërsa policia ka përjashtuar pistën e ndonjë ngjarje terroriste. Sipas tyre, ka qenë një eksploziv artizanal që ka shpërthyer. Eksplozivi ishte vendosur në makinën e një shqiptari, një mjet tip “Benz”. Policia italiane thotë se dyshimet janë për një hakmarrje ndaj shqiptarit. Eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parë të makinës, duke shkaktuar dëme materiale.

Artikulli paraprakMË 8 JANAR 1980 VDIQ NË BURG, KRYEPESHKVI I SHKODRËS ERNEST ÇOBA
Artikulli tjetërI FTOHTI BLLOKON JETËN KULTURORE, ANULOHET SHFAQJA “PASARDHËSI” NË TEATRIN KOMBËTAR