Një drejtuesi mjeti me kombësi shqiptare për pak sa nuk ka bërë gjëmën mbrëmjen e djeshme në Milano, kur përplasi një drejtues motori dhe më pas ia mbathi në këmbë nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmën e parë motoristit në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Milano në orën 18.36 në Via Marche, ku drejtuesja shqiptare e makinës bashkë me pasagjerin, e kanë lënë drejtuesin e motorit një 34 vjeçar pa ndjenja të gjakosur mbi kofanon e makinës dhe ia kanë mbathur.
Gruaja po udhëtonte me një Ëolksëagen gri kur ndodhi aksidenti ndërsa motoristi me një Kavasaki Ninja.
Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmën e parë, ndërsa gruaja vazhdon të mbetet në kërkim nga policia.