Itali, 25-vjeçarja kapet me kokainë, e kishte fshehur në çantën e djalit
Një 25-vjeçare shqiptare është kapur me një sasi prej 3.8 kg kokainë, të cilën e kishte fshehur në çantën e shpinës së fëmijës së saj 4-vjeçar. Mediat italiane raportojnë se fillimisht e reja shqiptare u arrestua nga policia, por më vonë për të u vendos masa arrest shtëpie, pasi ajo duhej të kujdesej për djalin e saj. Nëna e 4-vjeçarit, identiteti i të cilës nuk bëheti i ditur u ndalua në Corciano në Peruxhia kur sapo doli nga shtëpia, ndërsa ishte në shoqërinë e djalit të saj. Gruaja ishte në vëzhgim dhe në momentin e arrestimit nuk ka pranuar të kontrollohej, por më pas policia ushtroi kontroll në çantën e 4-vjeçarit, duke gjetur sasinë e kokainës. Droga ishte e ndarë në 3 pako secila nga 1.1 kg, ndërsa një tjerët ishte e ndarë në sasi të vogla që kapnin peshën e 500 gramë. Gruaja ishte e papunë, ndërsa iu sekuestruan 3400 euro të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës. Fillimisht gruaja u arrestua, ndërsa djali i saj u dërgua për kujdes në Qendrën e Shërbimeve Sociale të zonës, por në seancën e rivlerësimit gjykatësi urdhëroi lirimin e saj, duke i caktuar masën arrest shtëpie, për shkak të nevojës për kujdesje të fëmijës.