Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford të Anglisë, ku S. Xh, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.
Sipas raportit mjeko-ligjor aq e thellë ishte prerja në qafën e saj, saqë thuajse ishte shkëputur nga trupi.
Pranë saj u gjet një letër, e cila mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën shkruhej në shqip: ‘tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje’.Megjithatë, 46-vjeçari F. Xh. mohon vazhdimisht se ka gisht në vdekjen e bashkëshortes së tij.
Por pavarësisht dëshmisë së tij, ai mbetet i dyshuari kryesor pasi, sipas miqëve të çiftit, e ka dhunuar më parë atë.
Disa muaj para se të gjendej e vdekur, Safia i kishte treguar miqve të saj se bashkëshorti e kishte rrahur aq shumë saqë i kishte krijuar të nxira në fytyrë dhe i kishte thyer telefonin. Sipas mikeshës së saj, D. R, gruaja kishte përjetuar dhunë pasi bashkëshorti i kishte gjetur mesazhe me miq nga Italia.
Ajo shtoi se kohët e fundit, Fatosi ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” dhe mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte.
Çifti ishte martuar me shkuesi në Shqipëri, dhe disa muaj pas martesës kishin shkuar të jetonin në Itali. Më pas ata ishin zhvendosur në Angli.