Mrika Nikçi 17 vjeç së bashku me babain e saj Arianit Nikçi kanë ngjitur majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjet në 7 Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.

Ata kanë shpalosur atje dhe flamujtë shqiptar dhe atë kosovar.
Mrika bëri historinë duke u bërë vajza më e re në të gjithë botën e cila ende pa mbushur 18 vjeç, ka përmbushur misionin e ngjitjes së 7 majave më të larta.

Së bashku me babain e saj, ata bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision.

Ngjitja u realizua me sukses këtë të enjte, ndërsa maja është arritur në orën 09:45 me orën lokale të Indonezisë. Vetëm pak muaj më parë, gjatë sezonit të ngjitjeve, Mrika së bashku me të atin, ngjitën majën më të lartë në planet, Everestin me 8848 metër lartësi.

Artikulli paraprakQËLLOI ME ARMË NDAJ NJË SHTETASI, 38-VJEÇARI ARRESTOHET NGA POLICIA POR ARMËN E HODHI NË BUNË
Artikulli tjetërVDIQ NGA SHPËRTHIMI I MINËS NË LETONI, POLONIA NDERON ME MEDALJE USHTARAKE MAJORIN KLODIAN TANUSHI