Shtëpia e Fëmijës Shkollorë 6-16 vjeç në qytetin e Shkodrës ka zhvilluar aktivitetin festiv në kuadër të festave të fundvitit.

Fëmijët rezidentë në këtë institucion interpretuan këngë dhe vjersha që i përshtaten atmosferës së fundvitit. Raimonda Draçini, punonjëse sociale pranë Shtëpisë së Fëmijës Shkollorë në Shkodër, thotë se ky aktivitet ndikon në formimin e fëmijëve.

Raimonda Draçini shprehet se fëmijët do vazhdojnë të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore që organizohen në kuadër të festave të dhjetorit.

Shtëpia e Fëmijës Shkollorë 6-16 vjeç në Shkodër zhvillon aktivitete artistike dhe kulturore gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me organizata dhe institucione të ndryshme. Pjesë e aktivitetit të sotëm u bënë edhe aktorët Donald e Romeo Veshaj.

Artikulli paraprakPENSIONISTËT MARRIN SHPËRBLIMIN E FUNDVITIT
Artikulli tjetërDITA E 15-të E PROTESTËS, STUDENTËT: RIKTHEMI NË JANAR