Arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra mbushi 70 vjeç. Me këtë rast në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë për 70-vjetorin e lindjes të arqipeshkëvit në praninë edhe të nuncit apostolik në Shqipëri Çarls Braun.

Në predikimin e tij arqipeshkëvi Massafra u shpreh se fenomenet negative nuk duhet të na mposhtin në jetën tonë.

Duke dhënë mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra tha përpara besimtarëve se nganjëherë interpretojmë keq besimin.

Arqipeshkëvi Massafra në këtë 70 vjetor të lindjes kërkoi disa dhurata të veçanta nga besimtarët e krishterë.

Në këtë 70 vjetor të lindjes arqipeshkëvi Massafra ka marrë shumë urime jo vetëm nga besimtarët por edhe më gjërë duke e uruar edhe për misionin e tij në krye të dioqezës Shkodër-Pult.

Artikulli paraprakSHQIPERIA NUK I THYEN TURQIT, KUQEZINJTE MUNDEN 0-2
Artikulli tjetërVELIPOJË, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË