Shtatë automjete përfshihen në dy aksidente në autostradë

Dy aksidente kanë ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës ku fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete dhe në aksidentin tjetër 4 të tilla. Policia bën të ditur se shkak i aksidenteve ka qënë mosmbajtja e distancës së sigurisë midis mjeteve. Ndërkaq, agjentët verifikues të qarkullimit rrugor po hetojnë të dy ngjarjet.

Artikulli paraprakFAZLIÇ PADITET NGA TATIMET, NËN HETIM PËR MASHTRIM
Artikulli tjetërMAKINA E FUNERALIT DËMTON KABINËN, PA ENERGJI 250 ABONENTË