Shtatë persona përleshen për një vend parkimi

Edhe një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh, pasi një konflikti të ndodhur më 19 gusht në lagjen “Sporti”. Në pranga përfundoi Armando Vërça, i cili i në bashkëpunim me shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç, dhe A.V., 31 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A.H., S.H., dhe XH.H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh. Gjithashtu shtetasit R.D., 19 vjeç, A.Ç., 38 vjeç dyshohen të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmendur me armë zjarri pistoletë. “Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve”, sqaron policia. Policia, po punon intensivisht për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje. Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakBULLGARËT TENTOJNË TË VJEDHIN BANKOMATIN, ARRESTOHEN
Artikulli tjetërGJYKATA ZVICERANE BURGOS DY SHQIPTARËT GRABITES