Shtatori nis intensivisht për mazhorancën. Të dielën, 1 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt. Kjo do të jetë mbledhja e parë në nisje të sezonit të ri politik dhe pas pauzës së pushimeve të verës. Në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim. Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.

Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve. Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË PREMTE, 30 GUSHT 2024
Artikulli tjetërLEZHË/ SITUATA E ZJARREVE ENDE PROBLEMATIKE, 2 VATRA AKTIVE NË KURBIN DHE MIRDITË! NDËRHYRJA E VËSHTIRË PËR SHKAK TË TERRENIT