Franca ka regjistruar shtatorin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të motit në vitin 1900.

”Sipas vlerave paraprake, shtatori i këtij viti ishte 3,6 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1991 deri në 2020, me një temperaturë mesatare prej 21,5 gradë Celsius”, tha shërbimi i motit ”Météo France”.

Në disa vende, ishte edhe më shumë se 4,0 gradë Celsius më ngrohtë se mesatarja afatgjatë.

Shtatori ishte pothuajse po aq i ngrohtë në Francë këtë vit sa ishte në qershor.

Në fillim të muajit ka pasur valë të nxehti me temperatura mbi 30 gradë Celsius në pjesë të mëdha të vendit.

Dhe në fund të muajit temperaturat në Francë do të rriten sërish, sipas parashikimeve.

Në gjysmën jugore të vendit temperaturat do të ngjiten mbi 30 gradë Celsius.

Artikulli paraprakSULMI NË VERI, BORELL I BËN THIRRJE SERBISË TA TËRHEQË USHTRINË NGA KUFIRI ME KOSOVËN
Artikulli tjetër22-VJEÇARJA NGA LEZHA QË END NË TEZGJAH