Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së, muaji shtator i këtij viti është konsideruar si muaji më i ngrohtë që prej viti 1880.

Temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeaneve në shtator të këtij viti ishte 0.95 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të.

Në të njëjtën kohë, periudha e parë nëntë mujore janar-shtator 2019 ishte e dyta më e ngrohta në histori (rekordi i parë nëntë mujor mban në 2016).

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së vlerëson se viti 2019 do të jetë pothuajse me siguri viti i dytë më i nxehtë pas vitit 2016.

Artikulli paraprakITALI, QELIZAT E MESHKUJVE VDESIN NËN NDIKIMIN E STRESIT
Artikulli tjetërKRERËT E VENDEVE TË BE-SË NISIN SAMITIN NË BRUKSEL