Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu.

Shkarkimi nga ky post vjen shtatë muaj pas emërimit të tij. Mësohet se lirimi nga detyra i Shehut është miratuar gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë me propozim të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti. Isuf Shehu ka mbajtur më parë edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Flitet se posti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do t’i mbetet sërish PDIU-së.

Artikulli paraprakTERMET PAS MESNATE NË SHQIPËRI, JA CILAT ZONA U PREKËN
Artikulli tjetërRAMA: DUAM QË SHQIPTARËT JASHTË TË VOTOJNË, S’DIMË KU JANË