Fluksi i madh i mjeteve që ka karakterizuar këtë shtator është shoqëruar edhe më një shtim të numrit të aksidenteve krahasuar me një vit më parë. Referuar INSTAT rritja llogaritet rreth 4.5%.
16 persona kanë humbr jetën dhe 140 të tjerë janë plagour në 93 aksidente rrugore të ndodhura gjatë këtij shtatori në të gjithë vendin. Nga analiza e bërë këtyre aksidenteve ka rezultuar se në 94% të rasteve aksidentet kanë ndodhur për shkak të sjelljes së gabuar të drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve këtë shtator është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç dhe kryesisht ditën e shtunë paradite.
“Duhet një menaxhim më i mirë i trafikut për të sjellë ulje të aksidenteve. Duhet të kemi parasysh se ne si vend kemi drejtues agresiv që sjellin shpesh herë aksidente. Ndërkohë mendoj se është i nevojshëm një testim i drejtuesve të mjeteve për lëndët psikotrope pasi referuar shifrave të Instat nga viti në vit përdoruesit e tyre rriten”- tha Artur Sulçe.
Referuar të dhënave për 9 mujori e këtij viti në vend janë shënuar 21 aksidente me pak se një vit më parë.